ZEINAH SALAHI BËN BETIMIN SI DREJTORESHË E MISIONIT TË USAID-it NË KOSOVË

Press Release Shim

Speeches Shim

Znj. Salahi gjatë Ceremonis së Betimit
Znj. Salahi gjatë Ceremonis së Betimit
Xheraldina Cernobregu, USAID

Për Shpërndarje të Menjëhershme

E martë, 27 korrik, 2021
Xheraldina Cernobregu
+ 383 38 59 59 3000

Prishtinë, 27 korrik 2021 – Sot, znj. Zeinah Salahi bëri betimin si Drejtoreshë e misionit të USAID-it në Kosovë, në një ceremoni të drejtuar nga Administratorja e USAID-it Samanta Pouer. Në ceremoninë online morrën pjesë Ambasadori i Sh.B.A.-së në Kosovë, Filip S. Kosnet, Ushtruesja e Detyrës së Ndihmës Administratorit të USAID-it për Europë dhe Euroazi, Margot Ellis, stafi i USAID-it, miqtë dhe familjarët.

Në fjalën e saj hyrëse, Administratorja Power tha se, "Nën udhëheqjen e Zeinah, USAID-i do të vazhdojë të mbështesë shoqërinë civile dhe organizatat me bazë në komunitare në mënyrë që t'i  përfaqësojnë sa më mirë nevojat e qytetarëve të Kosovës dhe të punojnë me qeverinë në zbatimin e ligjeve dhe politikave që u përgjigjen atyre.”

Ambasadori Kosnet lavdëroi kontributin e znj. Salahi gjatë mandatit të saj në Kosovë si Zëvendës Drejtoreshë e misionit të USAID-it dhe theksoi rolin e USAID-it në zhvillimin e Kosovës. 

Në emër të popullit Amerikan, USAID-i promovon dhe demonstron vlera demokratike jashtë vendit si dhe avancon një botë të lirë, paqësore dhe të prosperueshme. Objektivi i USAID-it është të mbështesë partnerët që të bëhen të vetqëndrueshëm dhe të aftë për t'i udhëhequr rrugëtimet e tyre zhvillimore, duke zvogëluar shtrirjen e konfliktit, parandaluar përhapjen e sëmundjeve pandemike dhe kundërvepruar ndaj nxitësve të dhunës, paqëndrueshmërisë, krimit transnacional dhe kërcënimeve tjera ndaj sigurisë.

USAID-i promovon prosperitetin amerikan përmes investimeve që zgjërojnë tregjet për eksportet e Sh.B.A.-së; krijojnë një fushë të barabartë loje për bizneset e Sh.B.A.-së; dhe mbështesin shoqëri më stabile, të qëndrueshme, dhe demokratike. USAID-i u qëndron pranë njerëzve atëherë kur godasin katastrofat ose shfaqen krizat, si udhëheqësi botëror në ndihmën humanitare.

Last updated: March 31, 2022

Share This Page